Ndarja e bujshme e dy këngëtarëve të njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, është kthyer në ngjarjen më të komentuar të momentit. Madje duket se ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga fansat e tyre, të cilët kërkojnë që ata të rikthehen bashkë.

Gjithashtu në rrjetin social “Facebook” është krijuar një event me emrin “Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”, e cila në pamje të parë duket ironike dhe për të qeshur.

“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”, do të organizohet nga data 31 gusht, deri më 3 shtator.

“Mjaft është mjaft! U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.
Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj”, shkruhet në detajet e protestës, e cila në pamje të parë mund t’ju duket për të qeshur.

Deri tani rreth 6.9 mijë persona kanë shfaqur interes për këtë protestë paksa të çuditshme. Tani mbetët për t’u parë se sa seriozisht mund të merret ky njoftim i publikuar në “Facebook”, ku nuk dihet se kush është organizatori.
Kujtojmë se ishte vetë Robert Berisha, ai që konfirmoi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se është ndarë nga Nora. Ai e falenderonte ish-bashkëshorten për vitet që kanë kaluar bashkë dhe për sjelljen në jetë të vajzës së tyre, Renee.


© Panoramaplus.al

