4 Dhjetor, 2019

Njihuni me këngët më të transmetuara të dekadës, nga Ariana Grande te Drake, ja çfarë dëgjoi bota në vitin 2019


Spotify ka zbuluar këngët, albumet dhe artistët më të dëgjuar të dekadës me yllin kanadez, Drake si artisti më i mirë i transmetuar i viteve ‘2010.

Vendin e dytë në listën e artistëve me të transmetuar globalisht, e ka zënë Ed Sheeran. Kënga e tij, “Shape Of You’ me 2.4 miliardë klikime, e bëri atë këngën më të dëgjuar të dekadës.

Post Malone ishte artisti i tretë më i dëgjuar për dekadën, duke marrë më shumë se 6.5 miliardë prurje nga fansat në mbarë globin vetëm këtë vit.

Vendin e katërt e mori Ariana Grande duke lënë kështu pas emra të njohur si Rihanna, Taylor Swift, Sia dhe Beyoncé, falë performancës mbresëlënëse dhe albumeve të saj jashtëzakonisht të njohur “Sweetener” dhe “Thank U, Next”.

I pesti ishte Eminem i cili plotësoi listën e më të mirëve të dekadës.

 

Artistët më të dëgjuar të dekadës:

Drake

Ed Sheeran

Post Malone

Ariana Grande

Eminem

 

Këngët më të dëgjuara të dekadës:

“Shape of You” – Ed Sheeran

“One Dance”  – Drake, Kyla, ËizKid

“rockstar (feat. 21 Savage)” – 21 Savage, Post Malone

“Closer” – Halsey, The Chainsmokers

“Thinking out Loud” – Ed Sheeran

 

Artistet femra më të dëgjuar të dekadës:

Ariana Grande

Rihanna

Taylor Swift

Sia

Beyoncé

 

Artistët meshkuj më të dëgjuar të dekadës:

Drake

Ed Sheeran

Post Malone

Eminem

The Weeknd

 

Burimi BBC

© Panoramaplus.al