Producenti i famshëm Irv Goti ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga “The Hollywood Reporter”, nga ku dhe u tha se nuk dihet ende shkaku, shkruan DailyMail.

Rreth 11 muaj më parë, Irv kishte pësuar një infarkt.Gushtin e vitit të kaluar u mësua gjithashtu se ai kishte pësuar goditje në tru si pasojë e diabetit të lartë.

Fansat filluan të shqetësoheshin për producentin në momentin kur ky i fundit u fotografua duke ecur me bastun.

Një përfaqësues i tij asaj kohe u shpreh se ai po përmirësohej pasi po bënte kujdes me dietën e tij, sipas TMZ.

Producenti i ndjerë njihet më së shumti për themelimin e Murder Inc me vëllain e tij Chriss Gotti në vitin 1998, mirëpo ai dëshmori se ishte një producent mjaft i kërkuar kur kompozoi hitet jo vetëm të Jennifer Lopez por edhe shumë artistëve të tjerë të njohur.

© Panoramaplus.al

