16 Korrik, 2023

“Njeriu i ëndrrave të mia’”/ Në ditën e tij të lindjes, Eni Koçi bën urimin emocionues për Genc Prelvukajn


Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj feston sot ditën e tij të lindjes.

E në këtë ditë të veçantë, artisti ka marrë urimin emocionues nga partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi.

Ajo publikoi një foto ku shfaqet krah reperit duke i dedikuar fjalët më të ëmbla. Eni shprehet se ndihet gruaja më me fat në botë, teksa e cilëson si njeriun e ëndrrave.

 “Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit tim. Për mbretin e zemrës sime, njeriun e ëndrrave të mia, babain më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Unë jam gruaja më me fat në tokë sepse të kam pranë. Gëzuar ditëlindjen dashuri”– ishte urimi i  saj për artistin.

© Panoramaplus.al