19 Tetor, 2018

“Njerëzit po më ngatërrojnë për ruse”, Oriola Marashi kthehet nga brune në… (FOTO)


Ajo është një ndër modelet në të kërkuara dhe tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot dhe videot provokuese që publikon në profilin e saj në “Instagram”.

Është fjala për Oriola Marashin, e cila së fundmi nuk është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo sot ka postuar një foto që i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me ndryshimin drastik që ka bërë në pamje.

Mesa duket Oriola ka vendosur që të heq dorë nga flokët brune, duke u kthyer bionde platin. Në foton e publikuar në “Instagram”, modelja seksi duket si një tjetër person.

Ndërkohë foton e ka shoqëruar me shkrimin: “Biondet bëjnë më shumë qejf?”, duke etiketuar edhe mikeshën e saj Elena Lika, e cila prej vitesh është bionde.

Ndërkohë “Instastory” Oriola ka postuar foto me look-un e ri nga Parisi dhe në një pamje shkruan se njerëzit po e ngatërrojnë për ruse, madje i kërkojnë që të bëjnë foto me të.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al