24 Tetor, 2023

“Njerëzit nuk duhet të më ngacmojnë se pastaj e nxjerr inatin…”- Dafina Zeqiri sapo lajmëroi këngën e saj më të re me një paralajmërim. Po kësaj radhe me kë e ka!?


Dafina Zeqiri ka lajmëruar këngën e saj më të re në broadcast channel-in që ka krijuar me fansat e saj.

Megjithatë, ky lajmërim ka ardhur edhe me një paralajmërim ndërsa shkruan se inatin me personat që e ngacmojnë e nxjerr në studio.

“Çfarë kënge kam bërë sot. Njerëzit nuk duhet të më ngacmojnë se pastaj e nxjerr inatin në studio”, shkruan ajo.

Dafina Zeiqiri

Këngëtarja e njohur, vetëm pak kohë më parë bëri publik emrin e albumit të saj më të ri “The Absolute”.

Ky album përmban 15 këngë por këngëtarja ka treguar se do punojë fort që të shtojë edhe pesë këngë të tjera.

 

© Panoramaplus.al