8 Korrik, 2021

“Njerëz që dalin nga hiçi”- Ronela Hajati reagon e revoltuar ndaj “këngëtarëve” të rinj: Nuk meritojnë të ndizet…


Ronela Hajati ka folur së fundmi për trendin e ri në tregun muzikor, siç është ai i këngëtarëve që nuk kanë lidhje me fushën e muzikës.

ronela hajati (1)

Këngëtarja, e cila po punon me albumin e saj “Rron”, tregoi teksa ishte e ftuar në “Pardon my french” se nuk është dakord me këtë “mbingarkesë” që po i bëhet tregut muzikor.

ronela hajati (7)

Njeriu e bën punën që të marri vlerësimin, përveç anës materiale duhet dhe ‘feedback-u’ i njerëzve. Ka këngë ‘të dobëta’ që marrin shumë klikime dhe janë ca njerëz që nuk meritojnë të ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh një kulturë dhe formim artistik.

ronela hajati (3)

Sado që unë bëj këngë eksplicite apo balada, varet nga rryma, këtë mund ta bësh vetëm pasi njerëzit janë mësuar se çfarë ti mund të bësh. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të zhdukin gjithë punën tënde, për mendimin tim nuk meritojnë t’ju ndizet llamba e kuqe. Në vendet e tjera nuk ndodh, por te ne nuk ka barriera artistike.

ronela hajati (2)

Në lidhje me jetën personale, Ronela nënkuptoi se është single duke thënë: “Kjo verë më gjeti më mirë se verën e kaluar”.

ronela hajati (12)

ronela hajati (8) ronela hajati (6) ronela hajati (1) ronela hajati (8)

© Panoramaplus.al