Opinionistja Neda Balluku u bë e njohur për publikun në show-in Big Brother ku dhe gjeti aty dashurinë.

Së fundmi është pyetur në Instagram që nëse do ta përjetonte sërish këtë eksperiencë nëse do futej sërish.
![]()
Ajo ishte pak kohë më parë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ndër të tjera, ajo foli për jetën e saj private duke u ndalur te marrëdhënia e dashurisë me Ogrenin, që në fakt lindi në reality show-n “Big Brother”. “Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se ne u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale.

Unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, theksoi Neda.
© Panoramaplus.al

