23 Nëntor, 2022

Një vit pa Hueyda El Saied! Bashkëshorti dhe i biri i dedikojnë fjalët e ndjera: Na mungon shumë!


Ka kaluar një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e artistes së njohur shqiptare Hueyda El Sayed.

Hueyda El Sayed1

Bukuroshja e ekraneve shqiptare vdiq në moshën 46-vjeçare, pas një beteje më kancerin që nuk fitoi dot.

Në përvjetorin e vdekjes, partneri i saj Thierry dhe Grabiel e kujtuan artisten e ndjerë në mënyrën më të veçantë, duke publikuar një video kua shfaqen disa nga momentet që gërshetojnë jetën e Hueyda El Saied.

hueyda

“Na mungon shumë…!! Një vit e kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tende… por ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë!!?”, shkruan Thierry dhe Gabriel në një postim në Instagram-in e saj.

 

Hueyda El Saied u nda nga jeta mëngjesin e 23 nëntorit të 2022-shit në një spital në Lukskemburg, lajm që i pikëlloi dhe befasoi të gjithë, pasi ajo e mbajti sëmundjen të fshehtë dhe shfaqej gjithmonë e buzëqeshur në rrjetet sociale.

hueyda el saied (29)

Artistja e ndjerë i befasoi të gjithë kur preu flokët e saj kaçurrela që e karakterizonin, në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Madje ish-moderatorja u përball me kritika nga ndjekësit, të cilët i kërkonin të rriste sërish kaçurrelat e saj.

hueyda el saied (25)

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se nëse do të kishte një shkop magjik dhe do të kishte mundësinë të ndryshonte jetën apo pamjen fizike, s’do e fillonte nga flokët.

Dhe ky ndryshim në look lidhej pikërisht me sëmundjen e rëndë që vuante Hueyda El Sayed.

hueyda el saied (26)

Artistja kishte vendosur të mos e ndante këtë lajm të trishtë me ndjekësit dhe në postimet në rrjetet sociale shfaqej pozitive dhe e qeshur.

46-vjeçarja ishte larguar prej disa vitesh nga Shqipëria dhe jetonte në Luksemburg, së bashku me djalin dhe partnerin e saj.

hueyda el saied (7)

Ajo dhe Thierry u martuan në fshehtësi në muajin dhjetor të vitit 2021. Në një intervistë në atë periudhë, Hueyda El Sayed tha se kishte një jetë që priste të martohej me partnerin e saj. Ndërsa pak muaj para ndarjes nga jeta vendosi që atësia e djalit të saj t’i kalonte Thierry-t.

hueyda el saied (6)

Hueyda El Sayed lindi në Tiranë në vitin 1975. Gjatë karrierës së saj profesionale, ka punuar në disa fusha, si piktore, balerinë, moderatore dhe spikere lajmesh. Ndërsa në vitin 2000 ka botuar romanin e parë me titull “Ngjyra e lëkurës sime”.

hueyda el saied (13) hueyda el saied (19) hueyda el saied (20) hueyda el saied (24) hueyda el saied (27) hueyda el saied (8) hueyda6 Hueyda El Sayed1 Hueyda El Sayed Hueyda El Saied3 Hueyda El Saied hueyda piktura Hueyda El Saied1 hueyda el saied (3) Hueyda El Sayed2 Hueyda El Sayed3 hueyda2

© Panoramaplus.al