8 Nëntor, 2021

Një vit nga vdekja e Koço Devoles, Agron Llakaj bën dedikimin prekës: Po dekorohen edhe lokalet, së fundmi “Mjeshtër i Madh” u bë edhe “paçja”


pjimage - 2021-11-08T095657.607

Sot mbushet një vit nga dita kur aktori i njohur i humorit Koço Devole mbylli sytë, pas një beteje të vështirë që i shkaktoi sëmundja e koronavirusit.

Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit të madh, kolegu i tij, Agron Llakaj e ka përkujtuar me një postim prekës në rrjetet sociale.

Llakaj ndër të tjera thotë se “Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…Perandori i Humorit shqiptar”.

Aktori i humorit në postimin e tij shpreh edhe indinjatën dhe zemërimin që artistit të ndjerë nuk iu dha asnjë vlerësim.

“Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd, të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço”, shkruan Llakaj.

POSTIMI I PLOTE

Ehhh mor Koço Devole…!
Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.

Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim, sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.

Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd, të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…??

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .?.Mirënjohje pa fund !

182448123_315054389985253_7345523680216495712_n 13934907_1143010435756169_1733750314497104486_n unnamed agron llakaj koco devole

© Panoramaplus.al