Aktorja Ana María Casanova e njohur me emrin Moria Casán së fundmi gjatë një interviste me Damian Kuc dhe Lali Esposito, ka bërë disa deklarata të forta për Shakirën.

Sipas Casan këngëtarja vazhdon ta dashurojë akoma ish-partnerin Gerard Pique, ndonëse një vit më parë ai e tradhtoi me partneren e tij aktuale Clara Chia.
“Mjaft me të qarat. E kuptoj që ti nuk e do më Piquen. E kuptojmë, ajo nuk do ta dojë Piquen? Ajo është e çmendur pas Pique.”– tha aktorja.
Nga ana tjetër në lidhje me këtë çështje foli edhe gazetarja Espacito, ndërsa u shpreh: “Ajo duhet të ndalojë së bashku me Piquen dhe ta lërë të shkojë. Është mirë dhe bashkëpunimi në këngë me Bizarrap, që gratë të mos qajnë por ajo tani po gërmon shumë. Dhe unë nuk e besoj fare. Ështe logjike që ti e beson këtë? Ajo është një megamilionere.”
Mirëpo fansat e këngëtares kritikuan dyshen për komentet e tyre në lidhje me Shakirën.
“Lali dhe Moria u zgjuan një ditë dhe thanë nëse jemi vajzat më të urryera në botë si do të jetë vedi?”– ka shkruar një ndër ndjekësit.
Ndërsa një tjetër shtoi: “Mos u ngatërroni me Shakirën.”
© Panoramaplus.al

