12 Dhjetor, 2018

Një vit martesë, modelja e njohur ndan me fansat momentet romantike me biznesmenin rumun (FOTO)


Një vit më parë, modelja shumë e njohur Angela Martini kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me rumunin, Dragos Savulescu. Ceremonia e tyre ishte pa bujë dhe u bë e ditur vetëm nga publikimi i fotove në rrjetet sociale nga Angela.

Sot çifti bën plot një vit të martuar. Angela dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që këtë përvjetor ta festojnë në Itali, ku kanë kaluar disa momente romantike në ditën e tyre të shënuar.

Në “Instastory”, modelja ka publikuar disa video nga festa intime e tyre. Ajo ka ndarë me fansat pamje nga darka si dhe nga dhoma e saj e hotelit.

Në videot e saj vihet re shtrati dhe dyshemeja e dhomës që janë të mbuluar me petale trëndafilash, si edhe buqeta të shumta në çdo cep të ambientit ku çifti po qëndronte.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al