6 Gusht, 2019

Një vajzë me bikini në klipin e këngës “Dilema”, Genc Prelvukaj ka një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan


Një ditë më parë, këngëtari i njohur Genc Prelvukaj publikoi projektin më të ri muzikor me titull “Dilema”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Kënga ka arritur në 146.862 klikime, por ka marrë edhe mjaft kritika për videoklipin e saj. Në klip shfaqet një vajzë e veshur me rroba banje duke ekspozuar hiret e saj.

Mesa duket fansat i kanë dërguar mesazhe këngëtarit në “Instagram”, duke i thënë se pse duhet që klipi të fokusohet te të pasmet e femrës.

Lidhur me këto mesazhe, Genci ka vendosur që të reagojë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Aty ai rreshton pesë arsye se përse videoklipi i “Dilema” nuk ka asgjë të ekzagjeruar.

Madje ai ka shtuar se ky klip është lejuar nga kanali i “Youtube” dhe çdo gjë është në rregull.

“Shume mesazhe ne inbox per videospotin. Dikujt i pelqen shume e dikujt jo. Per shkak te respektit po e shkruaj kete sqarim per ata qe kane dyshime ose kritike.

E para : Nuk ekziston asnje pune ne muzike qe permbledh krejt njerezit. Cdohere, secili material i ka perkrahesit e vet e kritikuesit poashtu.

E dyta : Eshte pune shijesh. Kur publikova klipet A tmerr malli, 365 pa ty etj kishte njerez qe me kritikonin me fjalet ” pse maleve” dhe kerkonin dicka me provokative. Tani kur e servoj provokativen pjesa tjeter kritikon.

E treta : Youtube nuk lejon skena te ekagjeruara. Nje pjese e bllokon komplet ndersa pjesen tjeter nuk e monetizon. Ne rastin e Dilemes Youtube e ka lejuar dhe monetizuar keshtu qe eshte cilesuar si video brenda normave etike.

E katerta : Nese videoklipi nuk ju ka pelqyer degjojeni kengen sepse ne fund te fundit kenget mbahen ne mend dhe jo klipet.

E pesta : Faleminderit juve qe perkunder shijeve te ndryshme vleresoni punen time nder vite

P.S. Ju qe nuk e keni degjuar kengen e keni ne link ne bio ose direkt ne Youtube. Shpejt edhe ne platformat tjera.

Love you all”, shkruan këngëtari krahas një video të shkurtër të klipit.

 

© Panoramaplus.al