10 Gusht, 2021

“Një vajzë ekrani me një djalë të thjeshtë nuk shkojnë. Ndahuni!”- Ja ç’përgjigje i dha Fjoralba Ponari ndjekëses për partnerin e saj


Fjoralba Ponari kohët e fundit po merr shumë pyetje për jetën private nga ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram. Moderatorja dhe partneri i saj, Françesko janë munduar ta mbajnë larg vëmendjes marrëdhënien e tyre, pasi sportisti i xhudos nuk është një djalë i njohur për publikun.

fjoralba ponari (5)

Nisur nga kjo, një ndjekëse i ka shkruar mbrëmë Fjoralbës se marrëdhënia mes një vajze ekrani dhe një djali të thjeshtë nuk funksionon.

Unë mendoj që një vajzë ekrani me një djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet, nuk shkojnë. Më mirë të ndahen”, ishin fjalët që ndjekësja shkroi, së cilës Fjoralba nuk ia përtoi një përgjigje.

Ne, të zotët e punës, mendojmë ndryshe… Ti pse sqetësohesh? Askush nuk të pyeti”, shkroi Ponari.

fjoralba ponari (6)

Pak ditë më parë, Fjoralba tregoi se si ndihet Françesko për famën që ka partnerja e tij, duke qenë se vetë nuk dëshiron të jetë një person publik.

Sigurisht që me punën që unë bëj, vjen vëmendja dhe përgjegjësia publike dhe fatkeqësisht atij i pëlqen jeta e qetë dhe pa zhurmë, ndaj natyrisht të qenit në qendër të vëmendjes nuk është pjesë e listës së gjërave të tij të preferuara, por është gjithmonë mirëkuptues dhe më mbështet në çdo hap që unë ndërmarr! Ai është mbështetësi im më i madh!”, zbuloi Ponari.

fjoralba ponari (1)

Moderatorja tregoi gjithashtu se gjatë adoleshencës ka qenë mbipeshë, por me kalimin e kohës ka humbur plot 20 kilogramë.

Nuk është sekret, madje e kam thënë dhe publikisht në rubrikën e ‘Troruar’ që kam rënë 20 kilogramë. Por duhet thënë që kam pasur probleme më të mëdha sesa mbipesha asokohe”,- shkroi Ponari.

fjoralba ponari (1)

lei kraja fjoralba ponari (16) fjoralba ponari (3) lei kraja fjoralba ponari (9) lei kraja fjoralba ponari (10) fjoralba ponari (13) fjoralba ponari (11) fjoralba ponari (10) fjoralba ponari (9) fjoralba ponari (7)

© Panoramaplus.al