26 Prill, 2019

Një tjetër serial turk në ekranin shqiptar, Nik Xhelilaj në rol kryesor (FOTO)


Sukseset për aktorin e njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, duket se nuk kanë të sosur.

Tashmë Xhelilajn do të kemi mundësi ta shohim nga e hëna në të premte në ekranin e televizionit në serialin më të ri turk “Qyteti i humbur”.

Kjo telenovelë do të shfaqet shumë shpejt në “Tv Klan”, dhe bëhet e ditur se Nik do të ketë rol kryesor.

“Qyteti i humbur” tregon për historinë e banorëve të një pallati 6 katësh, që përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane. Banorët e lagjes së varfër të Stambollit duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat e tyre, për t’u përshtatur me metropolin e madh, zbulon “Tv Klan”.

© Panoramaplus.al