6 Korrik, 2023

“Një tjetër princeshë si ty vjen në…”/ Kiara merr suprizën e veçantë nga fansja e saj, ja si reagoi moderatorja (Foto)


Kiara Tito është kthyer në një nga presonazhet më të komentuar të momentit që pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

E teksa moderatorja po shijon suksesin pas lançimit të brandit të rrobave të saj të banjës dhe drejtimin e reality show-t ‘Kepit të VIP-ave’, ajo është surprizuar së fundmi nga një fanse e saj.

Kjo e fundit duket se ka zgjedhur t’i vendosë vajzës së saj të sapolindur emrin Kiara dhe këtë gjë ia bëri të ditur dhe moderatores, teksa i kishte dërguar foton e vogëlushes dhe krahas shkruante:

 ‘Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë’– i thotë ndjekësja.

Ndërsa Kiara e ka publikuar mesazhin e veçantë teksa krahas saj shkruan:

“Me jetë të gjatë Kiara e vogël”.

© Panoramaplus.al