Emri i Mirsa Kërqelit është i njohur për publikun shqiptar. Megjithëse ka disa kohë që është shkëputur nga muzika, këngët e saj dëgjohen edhe sot me nostalgji.

Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve por një tjetër beb i është shtuar familjes së saj.
Mirsa është bërë hallë dhe këtë lajm të bukur e ka dhënë përmes një postimi në “Instagram”.

“Mirë se erdhe nipi i dashur Odej. Paq fatin e botës loqka e hallës. Ishalla rritesh i lumtur pranë prindërve dhe gjithë familjes”, shkruan këngëtarja.


