14 Janar, 2022

Një surprizë për Monikën dhe Donaldin në shtëpinë e “Big Brother VIP”/ Elgit Doda i plotëson aktores dëshirën: E kemi gati, por nuk ka lekët!


Artisti i njohur, Elgit Doda  ka surprizuar dy aktorët, Monika Lubonjën dhe Donald Veshajn, gjatë puntatës së sotme të  “Big Brother VIP”. surpriza

Ndërsa pritej që të këndonte bashkëpunimin që e kanë realizuar, Elgit Doda interpretoi këngën “Ku je” ndërsa Donaldi puthte e përqafonte Beatrix. Artisti i njohur pati edhe një mesazh për Donaldin.

Kjo është Big Brother, kjo është loja. Vazhdo kështu”, i tha Elgid Doda aktorit të humorit.

Elgit Doda dhe Romeo kanë realizuar një projekt që e kanë titulluar “Piloti i zemrës”.

“I kemi përgatitur Monikës diçka shumë të bukur, por Monika nuk ka lekët”, i tha me batutë Doda Lubonjës. “I kam i kam, sa të dal do i paguaj”, iu përgjigj Monika dhe më pas të tre të përqafuar kanë shijuar muzikën.

Ndërkohë që kënga dëgjohej në ambientet e shtëpisë, një parashutë shfaqet në shtëpi. Kujtojmë që prej kohësh aktorja Lubonja e ka bërë një kërkesë të tillë.

© Panoramaplus.al