Zeudi Di Palma është Miss Italia 2021. Në një spektakël të organizuar 5 muaj me vonesë për shkak të pandemisë, 20-vjeçarja nga Scampia e Napolit, arriti të merrte kurorën e më të bukurës së Italisë.

Mediat italiane e kanë quajtur këtë edicion një spektakël të dështuar, për shkak të disa problemeve që pati në transmetimin e djeshëm. Edhe pse vetëm 20 vjeç, Zeudi ka folur për origjinën e saj nga vendi i ‘Gomorra’. Në intervistën e dhënë, menjëherë pas shpalljes së saj si fituese, ajo u shpreh se vendi i saj paragjykohet. “Gomorra” e kam parë si film ndoshta vetëm 15 minuta dhe vetëm njëherë. Ai jep një imazh të Scampia-s që unë nuk e njoh. Nuk më intereson ta shoh. Scampia është një realitet i degraduar, por ka shumë të rinj që duan të dalin dhe duan të emancipojnë veten”, shprehet miss-i.

Zeudi, që mbërriti mes tre finalisteve, dukej se ishte eliminuar. Por kishte qenë një gabim. Babia e saj ishte edhe më e madhe kur u kurorëzua Miss Italia në numrin 82 nga kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro. Ajo u zgjodh pas më shumë se tre orësh e gjysmë transmetimi të drejtpërdrejtë të edicionit më të dështuar në historinë e konkursit, i transmetuar në platformën e internetit Helbiz Live, i kryer me shumë gabime nga i dërguari Alessandro Di Sarno dhe Elettra.
© Panoramaplus.al

