Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë mikesha të ngushta prej disa kohësh tashmë.

Ato nuk hezitojnë të tregojnë publikisht dashurinë e madhe që kanë për njëra-tjetrën, ashtu siç ka bërë së fundmi dhe deputetja e kosovës për aktoren e humorit.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory-n e saj, Adriana ka shprehur se ka shoqen që të gjithë do të donin ta kishin.
“Në këtë verë të nxehtë, zgjidhni shoqet e duhura për pushime. Një si unë kanë qëjf të gjithë ta kenë por se kanë. Të dua”- shkroi aktorja krahë fotos ku ndodhej me Arjolën duke i etiketuar dhe emrin.
Ndërsa aktorja e portokallisë e ka ripostuar foton dhe mbi të shkroi: ‘Deklaratë dashurie’.

Rikujtojmë se Arjola ka qenë një ndër personat të cilët i ka dalë kundra kritikave apo komenteve të shumta negative që Adriana mori kur ishte në romancë me futbollistin afrikan dhe 19 vite më i vogël, Keith Groeneveld.
“Vëllau dhe shoku im që e dua shumë, Keith Groeneveld. Adriana Matoshi, deri në vdekje kundra gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të të gjithë njerëzve që dua,”- shkroi ajo gjatë asaj kohe në Instagram.

Ndërsa deputetja e ka mbështetur mikeshën e saj përgjatë rrugëtimit të saj në “BBVIP” dhe ka thumbuar personazhe të cilët i qëndronin mendimit se Arjola po viktimizohej me historinë e saj brenda shtëpisë së famshme.
Rikujtojmë se së fundmi vajzat udhëtuan dhe drejt Egyptit për të shijuar disa ditë pushimi me njëra-tjetrën. Epo miqësi të ngushtë dhe të pastër si e Arjolës dhe e Adrianës të kemi të gjithë…



