23 Maj, 2023

Një shefe si Beyonce! Këngëtarja di si kujdeset për stafin e saj, ylli porosit 2000 euro ushqim në restorantin e njohur


Beyoncé ka shpenzuar gati 2,000 dollarë në restorantin ‘Nando’s’ së fundmi, ndërsa ajo po vazhdon turneun e saj botëror në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëresha e muzikës bleu për të gjithë stafin e saj në restorantin e njohur përpara se të niste  koncertin e saj.

Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” porositi  rreth 110 hamburgera pule, dhe ushqime të tjera nga menuja duke llogaritur një faturë marramendëse prej 1800 dollarësh.

41-vjeçarja u sigurua që grupi i saj të ushqehej, duke ofruar menunë e restorantit si dhe ushqime vegjetariane që ata të kishin mundësi zgjedhjeje.

Burimet për Daily Mail, tregojnë se artistja nuk përdori ndonjë emër të rremë për të bërë porosinë. Gjithashtu në rrjet po qarkullon dhe fotoja e faturës ku tregon të gjitha porositë dhe çmimin total.

Kujtojmë se Beyonce dhe Jay Z sapo kanë blerë rezidencën më të shtrënjë në Kaliforni me vlerë 200 milionë dollarë.

Tashmë ajo ka nisur turneun e saj “Renaissance” i cili ka një sukses madhështor duke shënuar kështu dhe rikthimin e saj në skenë pas 6 vitesh mungesë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

 

© Panoramaplus.al