Beatrix Ramosaj ka bërë lëvizjen e rradhës në rrjetet sociale.

Këngëtarja është shfaqur nostalgjike duke ndarë një video kolazh me disa momente të saj nga eksperienca në “Big Brother Vip.” Krahas kolazhit, Trixa ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm:
“Duke ndryshuar botën një person në një kohë. Ju lutemi vazhdoni të jeni të sjellshëm, të dashuroni dhe të mbështesni njëri-tjetrin. Rëndësi ka vetëm atë që ju jepni në botë dhe veprimet tuaja ndaj të tjerëve. Jeta është vërtet e çmuar, bëje atë më të mirën. Dashuri dhe mirënjohje për të gjithë,”-shkruan Ramosaj krahas postimit.
Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme! Çfarë ka bërë përshtypje është një koment nga një aktor argjentinas. Victorio DAlessandro i ka lënë një mesazh në sektorin e komenteve ish-banores së “Big Brother Vip”.
“Kam një propozim të madh për ty, më shkruaj”-ka dhënë argjentinasi duke ngjallur kureshtje kështu nëse midis tyre është zhvilluar ndonjë bisedë private.

Në një intervistë të fundit për ‘Prive’ e pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV Beatrix tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”
Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format. “Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”– tha ajo.



