8 Mars, 2019

Një nuse si Xhensila, ja mesazhi i veçantë që ka për vjehrrën (FOTO)


Sot rrjetet sociale janë mbushur me urime për njeriun më të shtrenjtë të jetës sonë: nënën. Këngëtarja Xhensila Myrtezaj i bën një dedikim të veçantë mamit të saj, përmes disa imazheve.

Rrjetet sociale janë mbushur sot me urime të ndryshme me rastin e 8 Marsit. E as këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj nuk ka harruar që të bëjë dedikimin e veçantë për nënën e saj.

Në postimin e saj në “Instagram”, ajo shkruan se tashmë që është bërë edhe nënë i kupton edhe më shumë sakrificat dhe ndjesinë e saj.

Por në urimin e këngëtares ka edhe një mesazh për vjehrrën e saj, për nënën e Bes Kallakut.

“Mam, te kam uruar gjithmone per 8-Marsin. Por nuk e kam pasur ndjesine kurre sa sot. Te jesh Nene, e shenjte si ty, si ju. Mam, urime shpirt, dhimbja dhe loti im. Krahet dhe perqafimi im, preheri im dhe supi ku jam mbeshtetur per here te pare. Faleminderit Mam, per gjithcka. Faleminderit Mami i Besit, Shpresa, me dhe djalin dhe ngrohtesine qe kisha shpresuar gjithe jeten. Perqafime dhe gezuar per te gjitha nenat”, shkruan Xhensila bashkëngjitur me disa foto ku ajo shfaqet me mamanë dhe vjehrrën”.

© Panoramaplus.al