Një event kulturor i cili u organizua mbrëmjen e së mërkurës ka bërë bashkë shumë nga personalitetet e filmave shqiptarë.

“70 vjet Kinonstudio”, u quajt eventi i madh ku pjesë e saj ishte dhe moderatorja e njohur Rudina Magjistari. Ajo ndau në rrjetet sociale momente nga eventi kulturor ku publikoi dhe disa fotografi teksa ndodhej në mes të aktorëve më të njohur.

“Natë e paharruar mes yjesh! E lumtur që realizova këto foto, që gjendem mes tyre e me fat Shqipëria që i ka!”,- shkroi krahas postimeve Rudina.
Krahë moderaotes ishin Tinka Kurti, Luiza Xhuvani, Margarita Xhepa, Pirro Milkani, Ilir Butka, Eva Alikaj, Yllka Mujo dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.


