24 Maj, 2023

Një muaj pasi u bë nënë për herë të parë, Fifi ndan foton e ëmbël me vogëlushin e saj dhe i dedikon fjalët e ndjera


Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi dhe partneri i saj Adis Patushi u bënë për herë të parë prindër të një djali. Artistja solli në jetë rreth një muaj më parë vogëlushin e tyre të cilin kanë pagëzuar me emrin Theo Mal.

E teksa nuk ka ngurruar të ndajë momentet e veçanta me të voglin e saj për ndjekësit, Fifit duket se nuk po e beson ende faktin që është bërë nënë tashmë.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet duke mbajtur në krahë të voglin e saj ku shkruan:

 “Nuk po mund ta besoj që i bëmë 4 javë bashkë Theo. Ti je dashuri, bir.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Kujtojmë se Fifi dhe Adisi u bën çift vitin e kaluar pas përfundimit të Big Brother Vip ku Fifi ishte konkurrente bashkë me kushëririn e Adisit, Kledin.

Duket se ai u bë shkak për njohjen e tyre e cila u kurorëzua me një lidhje të bukur dashurie.

Adisi është baba edhe nga martesa e tij e parë me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.

© Panoramaplus.al