Modelja Kristina Baki është bërë nënë për herë të parë. Muajin e kaluar ajo mirëpriti në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siera.

Përgjatë muajve, modelja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj detaje nga shtatzënia.
Tanimë modelja është bërë prej një muaji nënë, dhe së fundmi ka publikuar një foto të rrallë së bashku me vajzën e saj 1-muajshe. Kjo është hera e parë që modelja publikon një foto me vajzën e saj, pasi në foton e vetme që ka publikuar më herët shihen vetëm duart e vajzës së saj.
Ndërsa në foton e publikuar në Instastory, modelja shihet duke e mbajtur në krah Sierën.

Pak ditë më parë modelja ndau një foto të sajën pas lindjes. Kristina ka pozuar para pasqyrës, ku ajo që ra në sy janë linjat perfekte që ajo ka ruajtur edhe pas shtatzënisë.

© Panoramaplus.al

