Gjatë pjesës së fundit në emisionin e ‘Për’puthen Prime’, erdhi një konkurrente e re. Vajza quhet Çiljeta Kormuzi, e cila është një ‘influencer’ dhe ‘make up artist’-e.
Ajo çka tërhoqi vëmendjen dhe i bëri shumë përshtypje konkurrentëve dhe opinionistëve, ishte fakti se Çilja është mami i një vajze 6-Vjeçare.
“Unë quhem Çiljeta, vij nga qyteti i Vlorës, jam 25 vjeç jetoj në Itali kam dhe një biznes privat. Gjëja më e rëndësishme e imja është që unë jam një mami kam një vajzë”, u shpreh ajo.
Mirëpo përveç faktit ku u duk që djemtë u stepën nga kjo gjë, opinonisti, Arjan Konomi pati një përplasje me vajzën ku shprehu pakënaqësinë e tij dhe tregoi se kjo gjë nuk i dukej normale pasi konkurrentja e re është shumë me e pjekur se djemtë dhe para saj ata janë ‘qumështorë’.
“Problemi është që Çiljeta me gjithë të drejtën që ti ke për të jetuar, nuk e kuptoj përse vjen në një program televiziv për të gjetur dashurinë tënde në një emision kaq rinor kur ke një moshë të pjekur dhe me këta që janë kaq qumështorë shumica e tyre. Ti mund të bësh çfarë të duash por mua më duket sikur këta janë shumë të rinj për ty me kë do dalësh ti”.- tha ai.
Gjithashtu Arjani e akuzoi Çiljën duke i thënë se ka ardhur për famë jo për të gjetur dashurinë.
“Nuk besoj se ka ardhur për të gjetur dashurinë në emision por për famë, televizion”.
Këto deklarata nga ana e tij, konkurrentja nuk i priti aspak mirë e cila i hodhi poshtë akuzat se ka ardhur për famë pasi sipas saj ajo ka çdo gjë që i nevojitet.


