Këngëtarja e famshme Era Istrefi ka konfirmuar duetin e shumëpritur nga fansat e saj.

Vitin e kaluar, Era publikoi një sërë projektesh muzikore ku ishin mjaft të suksesshme. Ndërsa tani po punon për një bashkëpunim mjaft të veçantë.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, ku ka zbuluar se së shpejti do të publikojë duetin me motrën e saj, Norën.

“Do të sjell atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motrën time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era.


