19 Nëntor, 2021

Një javë pasi puthi në buzë konkurrenten e “Për’puthen”, 20-vjeçarja bën deklaratën e papritur: Më pëlqejnë femrat, sepse…


Xhevana Ndoj, konkurrentja e “Për’puthen”, vazhdon të habisë djemtë me deklaratat dhe me veprimet në programin e dashurisë. Një javë pasi puthi dy herë në buzë Mikela Pupën, Ana, siç njihet nga publiku, ka deklaruar se i pëlqen femrat e bukura.

xhovana ndoj, perputhen

Gjatë puntatës së djeshme, Bruno, i cili ka shprehur hapur tërheqjen e madhe fizike që ndjen për Efin, tha se ndihet xheloz dhe pak i frikësuar se mos Ana i “merr” Efin.

Nga ana tjetër, Ana tha se kur i pëlqen diçka e bukur, do ta thotë me zë të lartë, pasi nuk e ka problem aspak diçka të tillë.

xhevana ndoj, mikela pupa (1)

Pjesë nga biseda:

Bora: Ana, Efin e quajte princesha e këtij programi, çfarë do të thuash me këtë.

Ana: Të gjitha gocat kanë xhelozi si jashtë, si brenda, për njëra-tjetrën.

Efi: Unë nuk kam.

Ana: Një sekondë, o Efi.

Efi: Mirë, më fal, por jo të gjitha.

Ana: Duro. Ndonjëherë kemi thënë ‘Ah, sikur të isha si ajo, të kisha këtë tipar si ajo.’. Nuk mohohet kjo, sepse xhelozia ndodh edhe në jetën e përditshme, edhe në emision. Unë Efin e shoh deri në këto momente shumë të qetë, të mbyllur, të brishtë.

Bruno: Për pjesën e karakterit, nuk besoj që ka ngel Ana për ta gjykuar, se unë për shembull e përballoj më së miri. Çka më shqetëson mua është se ndihem pak xheloz dhe i lënë pas dore. Marr shkas nga puthja që i bëre puntatën e kaluar Mikelës. Tani po i bën komplimenta adhurimi, në superlativa Efit. Kam frikë se edhe Efin do e marrësh nga krahu yt kështu si po e bën. Përqendrohu te meshkujt.

Ana: S’dua.

Bruno: S’do te meshkujt ti, do te femrat?! Dalim në temë tjetër këtu. Do të adhurojë femrat!

Ana: Pëlqimi i së bukurës është diçka njerëzore. Ke poetë që e kanë dashur të bukurën me shekuj. Mua më pëlqen e bukura. Nuk e kam problem fare as ta pranoj.

Bruno: E bukura është relative për atë punë.

Bora: Po mirë mo Bruno, keni të njëjtat gusto, edhe ti, edhe Ana. Ça të keqe ka këtu?

xhevana ndoj, mikela pupa (2) xhevana ndoj, mikela pupa (7) xhevana ndoj, mikela pupa (8) xhevana ndoj, mikela pupa (5) xhevana ndoj, mikela pupa (9)

© Panoramaplus.al