6 Nëntor, 2021

Një javë para dasmës, Paris Hilton ndryshon pothuajse çdo gjë të organizuar! Ja ç’dihet deri tani për ceremoninë madhështore që do të zgjasë tre ditë radhazi


Vetëm një javë larg dasmës së saj, Paris Hilton duket se po merr vendime të pasigurta. Së fundmi, ajo ndryshoi vendin ku do tw mbahet ceremonia në minutën e fundit, por jo vetëm kaq.

paris hilton (1)

Një burim për “Page Six” tha se nusja e ardhshme nuk e ka ndarë mendjen për fustanin dhe po mendon ende nëse do të veshë një fustan “Valentino” apo “Oscar de La Renta”. Ajo u pa këtë javë në dyqanin “Valentino” në Nju-Jork me motrën e saj, Nicki Hilton, por një burim thotë se “Oscar” është gjithashtu njw mundwsi.

paris hilton (4)

Për fat të mirë, disa gjëra janë vendosur. Shoqërueset e nuses, të cilat thuhet se janë të gjitha anëtare të familjes, do të veshin fustane rozë të personalizuar nga “Alice + Olivia”, e preferuara e Paris dhe motrës së saj, Nicki. Ndërsa Nicki do të jetë shoqëruesja e nderit, shoqërueset e nuses do të jenë motra e dhëndrit Carter Reum, Halle Hammond; Tessa, gruaja e vëllait të Parisit; vajza e Kim Richards, Whitney Davis dhe vajza e Kyle Richards, Farrah Aldjufrie.

paris hilton (5)

Dasma do të zgjasë tri netë dhe do të zhvillohet në pronën e gjyshit të saj të ndjerë, Barron, në Bel-Air.

Ndryshoi rreth një javë më parë. Ka ndryshuar disa herë”,- tha një burim. “Fillimisht, ata do të martoheshin në kishë, por e ndërruan vendin rreth një javë më parë.“,- shtoi ai.

Nata e dytë do të jetë një festë me temë karnavalesh, që do të mbahet në Santa Monica dhe nata e tretë, e shtuna, do të jetë një festë me kravata të zeza.

Parisi dhe sipërmarrësi Carter Reum u fejuan në shkurt pas një viti lidhje dhe dasma pritet të jetë një ndër më luksozet që kemi parë.

paris hilton (1) paris hilton (2) paris hilton (1) paris hilton

© Panoramaplus.al