12 Qershor, 2023

Një javë para ceremonisë martesore në Itali, Eduart Grishaj zbulon detajin që e ka mbajtur sekret me Arbanën! Përveç dasmës do të bëjnë dhe…


Regjisori Eduart Grishaj dhe partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni të veçantë në Toskana, Itali këtë fundjavë.

1682003385_Screenshot1461

Vetë Eduarti ka zbuluar së fundmi disa detaje rreth dasmës, ku ka treguar se të pranishëm në ceremoni nuk do ketë shumë pjesëmarrës. Mirëpo një detaj që nuk e kishte rrëfyer më parë, është se çifti përveç celebrimit do të ketë dhe një ceremoni në kishë.

I pyetur përse zgjodhën Toskanën si vendin për të zhvilluar dasmën. regjisori tha:

“Unë dhe Arbana lëvizim goxha, një nga vendet që na pëlqen shumë është Toskana dhe menduam që dasma të mbahet aty. Do të jenë rreth 120 vetë, i pari që do këndoj do jem unë dhe 30-50 janë këngëtarë. Do bëjmë një ceremoni në kishë, do zgjasë 3 ditë. Ia kam lënë në dorë Arbanës që të merret me organizimin”.

© Panoramaplus.al