20 Shtator, 2023

Një grua lind fëmijën teksa po ndiqte koncertin e 50 Cent në Washington!


Një ngjarje deri diku e pabesueshme ka ndodhur në koncertin e reperit 50Cent.
Një grua lindi një vajzë teksa ndiqte koncertin në Ridgefield, Uashington.

“Vajza lindi në vend, dhe nëna dhe fëmija u transportuan më pas në spital”, tha një burim për median e huaj.

 Stafi mjekësorë shkoi menjëherë në vendngjarje ku i erdhën në ndihmë gruas që sapo kishte lindur.

Kujtojmë që reperi me famë botërore është aktualisht në turneun e tij ndërkombëtar të titulluar “The Final Lap”, me Busta Rhymes dhe me koncerte në Amerikën e Veriut.

 

© Panoramaplus.al