28 Gusht, 2022

Një gjest për t’u vlerësuar/ Tayna dhe mikesha e saj ndihmojnë të rinjtë dhe fëmijët e fshatit SOS


Repreja e njohur Tayna, është një ndër artistet e cila ka korrur një sukses të madh në industrinë e muzikës, dhe kjo verë padyshim ka qenë goxha e ngarkuar me koncerte të shumta për të.

Mirëpo përveç performancave të zjarrta që këngëtarja dhuron në skenë për publikun, artistja së fundmi ka bërë dhe një gjest tepër human.

Artistja së bashku me mikëshën e saj supërmarrëse, kanë dhuruar një shumë të konsiderueshme për të rinjtë dhe fëmijët e fshatit SOS, si dhe kanë kaluar disa çaste të bukura me ta.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e fshatit SOS, ku i kanë falënderuar vajzat për gjestin mjaft bujar dhe kanë publikuar disa imazhe të artistes duke qëndruar më fëmijët dhe të rinjtë e fshatit.

“Në SOS Fshat sot pritëm dy miq të rijnë shumë të veçantë, artisten tashmë të njohur jo vetëm në Kosovë, @tayna dhe Drejtoreshën Ekzekutive të kompanisë prestigjioze @frutti_ks , @rinamalsori .

Tayna dhe Rina kaluan disa momente jashtëzakonisht të mira me fëmijët dhe të rinjtë në SOS Fshat. Tayna u habit se sa të talentuar janë fëmijët dhe të rinjtë e SOS Fshatit dhe pjesa më e mirë e takimit ishte këndimi së bashku me fëmijët. Rina po ashtu ju bashkua misionit të SOS Fshatit duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për fëmijët në SOS Fshat. ❤️ Kjo vizitë ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë me dy mikeshat e reja të SOS Fshatit.”– shkruhej krahas postimeve

 

© Panoramaplus.al