Prej disa ditësh Granit Cana ka qenë në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve mes banorëve të “Big Brother Vip”.

Ai është përfshirë në një debat me aktoren Arjola Demirin gjatë javës ku kjo e fundit ka bërë një koment lidhur me veshjen e Granitit.
Ky i fundit shpjegon se ka pasur një provokim nga aktorja.
“Me Arjolën nuk kam pasur shumë muhabet dhe ka pasur një provokim shumë të ulët. Kam pasur një bluzë dhe ka qenë një femër aty dhe Arditi më pyeti disa herë kush është. Arjola u përgjigj duke thënë “mami i vet”. Ndërsa i thashë “mos se mami je vet”. Pastaj tha “e kisha për tatuazhin” – shpjegon Graniti.
Për këtë ka reaguar dhe aktorja mbrëmjen e sotme duke u shprehur se ka pasur një keqkuptim në këtë situatë. Arjola Demiri tha se ajo nuk mund të thotë për nënën e Granitit “një femër me b*** të dala jashtë”.
“Pse duhet të të provokoj unë ty? Kjo ka qenë në kuadrin e lojës. Nëse kam bërë një provokim ose ofendim, jam dakord me këtë që thua ti. Këtë e kam shpjeguar. Ti bllokun ma ke vendosur se kam thënë mes këtyre njerëzve nuk shoh asgjë. Nuk kam skema dhe nuk kam dyfytyrësi, nuk flas cepave për diçka që nuk mbaj përgjegjësi. Nëse nuk e kam hapur në syrin tënd është se nuk kam pasur komunikimin. Me askënd nuk kam bllok këtu përveç se me ty. Pse do ishe diferencë ti për mua? Bëj lidhjen logjike. Të kam kërkuar ndjesë se ishte keqkuptim, nuk mund të them për nënën tënde “një femër me b*** të dala jashtë” – tha Arjola.
© Panoramaplus.al
