20 Shtator, 2019

Një ëndërr e bërë realitet! Modelja nga Kosova bëhet pjesë e sfilatës së “Pranda” (FOTO)


Sihana Shalaj është vajza nga Kosova, e cila ka bërë realitet ëndrrën që e ka çdo modele. Së fundmi ajo është bërë pjesë e sfilatës së “Prada”, ku ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Nga fotot e postuara në rrjetet sociale, shihet se ajo ka sfiluar për koleksionin e ri të sezonit pranver-verë të vitit 2020.

Shalaj shfaqet e veshur e gjitha me të zeza dhe sfiloi përkrah modeleve si Bella Hadid, Kendall Jenner e shumë të tjera.

Tashmë ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e njohur dhe mezi po presim të shohim sukseset e saj të radhës.

© Panoramaplus.al