22 Maj, 2019

“Një e pavlerë…”, moderatorja shqiptare nervozohet keq në rrjetet sociale: Kudo që të jesh…


Prej kohësh, moderatorja e njohur Albana Osmani, i është përkushtuar fondacionit të saj “Ti je një luledielli, i cili ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Por mesa duket, Albana gjatë këtij rrugëtimi ka hasur edhe me persona që janë përpjekur që ta pengojnë punën e saj. Lidhur me këta njerëz, Osmani ka vendosur që të reagojë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Moderatorja e njohur shprehet se pavarësisht atyre që duan shkatërrojnë punën e saj, ajo do ta fitojë betejën, pasi ka dashurinë e shumë personave të tjerë dhe atë të Zotit.

“Ju drejtohem “mostrave” që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik. Duke pritur të shprehin urrejtjen të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë, dhe që rrinë duke hapur çdo ditë profile fallco duke thënë që jam “një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj…”, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që blen një bluzë luledilelli për bamirësi, mos e mbështesni Fondacionin, kam një mesazh të thjeshtë për ju: Betejë e humbur! E mira do fitojë! Mos harroni çdo gjë lë gjurmë online. Beje copy-paste këtë mesazhj te grupi jot, tek familja jote. Kudo që të jesh mos harro kam superfuqinë time, dashurinë e njerëzve dhe të Zotit vetë”, ka shkruar Albana në postimin e saj në “Instastory”.

© Panoramaplus.al