Këngëtarja e modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, feston nesër ditëlindjen. Por dhuratat dhe surprizat për të kanë nisur që ditën e sotme.

Motra e saj, Jehona, duket se ia ka dhënë që sot dhuratën. Afërdita ka publikuar në “Instastory” një foto ku tregon një palë shapka “Hermes” në ngjyrë të bardhë.

“Dhurata e ditëlindjes erdhi herët. Faleminderit dashuria ime e përjetshme”, shkruan ajo bashkëngjitur postimit ku tregon dhuratën dhe etiketon motrën e saj.

Ndërkohë pas një kërkimi të thjeshtë, mësohet se një palë shapka të tilla kushtojnë plot 740 dollarë.


