Një nga muzikantët më të njohur në skenën botërore, Eminem ka festuar sot 50-vjetorin e lindjes, por kjo ditë shënon dhe një tjetër ‘arritje’ për reperin.
Ai ka bërë plot 14 vite që nuk ka konsumuar më ilaçe. Emri i vërtetë i i reperit është Marshall Mathers. Ai 14 vite që është esëll dhe gjatë viteve të mëparshme nuk ia ka fshehur publikut betejën që ka bërë me varësinë ndaj qetësuesve dhe ilaçeve kundër ankthit.

Problemi i tij me ilaçet kundër dhimbjeve filloi gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2002, “8 Mile”, ku reperi luajti rolin kryesor. Gjithçka zgjati për ca kohë, madje e çoi në një incident të tmerrshëm në vitin 2007, kur Eminem pothuajse mori një mbidozë fatale. Ishte një’ thirrje’ që jo vetëm e nxiti të kthjellohej, por edhe t’i kthehej sërish muzikës, të cilën në atë kohë kishte harruar ta shijonte.

Në muajin e kaluar, ka reflektuar për rikuperimin e tij dhe periudhën e vështirë të jetës që tashmë e ka lënë pas vetes. “Më kujtohet kur u isha esëll për herë të parë dhe gjithçka ishte jashtë mundësive të mia, mbaj mend që thjesht isha vërtet i lumtur dhe gjithçka ishte përsëri krejt e re”, ka thënë reperi. Albumi “Relapse”, të cilin e lansoi asokohë. Ishte i pari që reperi e kishte shijuar pas shumë kohe: “Ishte si të filloja të argëtohesha përsëri me muzikën dhe të mësoja të bëja rep përsëri”, U desh shumë kohë që truri im të funksiononte përsëri”.

Ka qenë esëll që nga 20 prilli 2008 dhe ka theksuar se në fillim ishte shumë i shqetësuar se mund të ketë pësuar dëmtime të përhershme të trurit. Ai përmendi më herët se varësia e tij ishte aq e keqe në një moment, saqë merrte deri në 20 pilula në ditë. “Kam përdorur pilula sa herë kam mundur. Kam marrë çdo gjë që më kanë dhënë”, ka treguar 50-vjeçari në të kaluarën. Eminem i zëvendësoi pilulat me ushtrime, duke vazhduar të renditë arritjet e tij muzikore. Reperi ka folur për këtë eksperiencë jetësore në “Revival”, albumi i tij i nëntë që u publikua në dhjetor 2017, ndërsa i fundit që publikoi ishte “Music to Be Murdered By” nga viti 2020.
© Panoramaplus.al
