Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra ka publikuar një ditë më parë këngën e saj më të re, me titull “Mu ma le fajin”.

Kënga e cila u prit mjaft mirë nga fansat e këngëtares, duket se ishte një dedikim për ish-të fejuarin e saj, Seldi Qalliun.
Madje shumë ndjekës i shkruanin Mimozës se ishin të bindur që kënga e saj kishte lidhje me situatën e kaluar nga vetë ajo, pas ndarjes me partnerin.

Në tekstin e këngës thuhet: “Jo nuk ta fal. Prej teje mësova nuk jemi perfekt. Sa shumë kujtime t’i kthejmë në dhimbje, sot e pranoj se nuk ishim të njëjtë. Mu ma le fajin, sa gabime tek ty gjeta e prap zemër të desha”.

Ndërkohë e kontaktuar nga “Iconstyle”, Mimoza e ka mohuar faktin se kënga e saj më e re lidhet me jetën personale. “Teksti është shkruar nga “2 Step”, jo nga unë. Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të të kaluarës sime, por nuk fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot”, është shprehur ajo.

