13 Maj, 2019

Një dashuri si në filma, Sabri Fejzullahu i bën dedikimin më romantik bashkëshortes: Ti Nerush… (FOTO)


Marrëdhënia e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, me bashkëshorten e tij, Nerën, tërheq gjithnjë vëmendjen kur bëhet publike.

Një ditë më parë, këngëtari ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një foto ku shfaqet së bashku me gruan, dhe i ka bërë një dedikim mjaft emocionues me rastin e ditëlindjes.

Nëpërmjet këtij postimi, Fejzullahu zbuloi edhe njëherë tjetër sesa shumë dashuri ka mes tyre.

“Ti gëzim, lumturi, dashuri, motiv, buzëqeshje, mërzi, lot, sinqeritet, harmoni, bashkëshorte, nënë, gjyshe me virtytet më të mira që duhet të ketë një femër. Të gjitha këto i ke ti Nerush që sot ke ditëlindjen dhe sot gjithë ditën kam shkruar e fshirë sa e sa fjalë për ty. Po të uroj me zemër t’i presësh edhe 100 ditëlindje të tjera me shëndet, me buzë në gaz, me mirësi e me nip e mbesa, me dashurinë që ju dhuron e që merr nga ta. Eh sa shumë gjëra të tjera do të uroja shpirti im, po sa më shumë mundohem, aq më shumë po të hy në hak. E lus Zotin që gjithçka që është e mirë, ta kesh ti. Si gjithmonë ty të dua më shumë në këtë jetë që m’i di dhe m’i shëron dhimbjet e m’i kthen në buzëqeshje. Vetëm ty e me ty Lali”, ka shkruar Sabriu për ditëlindjen e Nerës, me të cilën ka më shumë se 32 vite.

© Panoramaplus.al