5 Shkurt, 2019

Një darkë me Rita Orën apo Dua Lipën? Ja si përgjigjet Lorik Cana


Kapiteni legjendar Lorik Cana është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij që shpesh herë janë pikante. I ftuar në emisionin “Sevenbizz” në Kosovë, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, veç të tjerave është ngacmuar duke u pyetur se ke do të zgjidhte për një darkë mes Dua Lipës dhe Rita Orës. Cana është treguar i kujdesshëm duke dhënë një përgjigje diplomatike.

“Do jap një përgjigje prej politikani. Do ftoja në tryezë Bebe Rexhën, Dua Lipën, Rita Orën, të gjitha artistet e famshme shqiptare. Do ishim ulur bashkë”, u shpreh Loriku.

© Panoramaplus.al