Pak kohë më parë u zbulua se dy këngëtarët e njohur Flori Mumajesi dhe Fifi nuk ishin miq në “Instagram”. Si pasojë, fansave u lindën dyshimet se marrëdhënia mes tyre mund të jetë prishur.

Lidhur me këtë Fifi u shpreh se ende besonte në miqësinë me këngëtarin.
“Besoj që është pak si shumë private si temë… por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, tha pak javë më parë Fifi për “iconstyle.al”.

Por së fundmi ka reaguar edhe kantautori në lidhje me këtë. Në një postim në “Instastory”, Flori publikoi disa mesazhe të shkëmbyera mes dy personave, në të cilën shkruhej për Fifin.
“Mbase duhet të jemi Fifi, një copë mishi me dy sy”, i shkruan personi, emrin e të cilin Flori nuk e ka bërë publik, por i ka kthyer përgjigjen e papritur.

“Ja si del djalli brenda teje. Një copë mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri. Mishin dhe sytë i kanë plot, por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq”, është përgjigjur Flori.


