31 Mars, 2024

Një banorë eleminohet dhe një tjetër rifutet në shtëpi, kush është ish-konurrenti që u bë sërish pjesë e “BBVIP”?


Julia Ilirjani është banorja, e cila la shtëpinë e Big Brother VIP, pasi ishte në një televotim me Eglën, Liamin, Rozën, Riken dhe Ilnisën.

Julia pati rrugëtim të shkurtër brenda BBV3, që e përdori për ngritjen e zërit për kauza të forta.

Edhe pse pati debate të vazhdueshme, Julia e takoi Eglën ndërsa kjo e fundit i tha “suksese me kauzat”. Për daljen e Julias u shpreh i prekur Jetmiri, Ilnisa dhe Meritoni.

“Mendoj që më duket e çuditshme që dola. Unë kam vite që jam larguar nga Shqipëria dhe e kam harruar shpejtësinë e rrotullimit të fjalëve. Loja ime aty ishte më tepër e qetë, qytetare. Edhe unë duke qenë se jam qytetare dhe nga Tepelena edhe shpërthej ndonjëherë”, tha Julia.

Ndërkohë vëllai i madh ka vendosur që një banor të rikthehet në shtëpi, ai është Graciano. Kjo hyrje ka gëzuar disa banorë, por jo Romeon, i cili u mërzit, por edheu habit njekohesisht.

© Panoramaplus.al