17 Qershor, 2020

Një baba shembullor si Elgit Doda, nxjerr foton me djalin në krahë duke e ushqyer


Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij muaji.

Dhe këngëtari e ka marrë shumë seriozisht prindërimin duke ndihmuar bashkëshorten në rritjen e djalit të tyre.

Ai publikoi një foto në rrjetet sociale ku shihet me djalin në krahë duke i dhënë qumësht me biberon.

Elgiti mori komente shumë pozitive, duke u konsideruar si një baba shembullor.

Ai tregoi se di të rrisë shumë mirë fëmijë dhe se është i gatshëm që të japë edhe leksione.

“10 me 11 për ditë me leksion,”- i komentoi Elgiti mikut të tij Kledi Bahitit.

Krid erdhi në jetë në 4 maj dhe këngëtari ishte i pranishëm në sallën e lindjes për të suportuar bashkëshorten e tij.

“Të dashurojme Krid! 04/06/2020”- shkroi Klea, në përshkrimin e fotos kur njoftoi lindjen e djalit.

Klea tregoi se lindi fëmijë në mënyrë natyrale dhe ishte eksperienca më e bukur e jetës së saj.

“Si perfundim une linda sic doja vete, ne menyre natyrale me epidural dhe eshte eksperienca me e bukur e jetes time,”– shtoi ajo.

Moderatorja falenderoi edhe bashkëshortin e saj Elgitin duke shkruar: “Por mbi te gjitha faleminderit ty Elgit Doda, dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.

Ndërsa këngëtari shkroi: “Pak nga pak ne po formojme pazellin e jetes tone te dua Klea Huta. Te dua Krid.”

Moderatorja dhe muzikanti vendosën të ruajnë qelizat staminale të djalit.

“Pike se pari, si prinder, urojme te mos na duhen kurre, por ruajtja e tyre per ne do te thote siguri shendetesore.?? Çdo prind do me te miren per femijen e tij? Kemi lexuar shume gjate shtatzanise dhe kemi mesuar per ruajtjen e qelizave staminale prej kordonit kerthizor?? Qelizat staminale trajtojne/kurojne mbi 80 semundje? Per me teper qe mund te perdoren dhe per ne, mamin dhe babin apo motra/vellezer te ardhshem apo per kedo nga familjaret nese qelizat kane perputhshmeri?”-shkroi moderatorja pak ditë më parë në një postim në Instagram.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al