29 Qershor, 2019

Një avion të gjithin për vete, Afërdita zbulon surprizën që i bëri bashkëshorti (FOTO)


Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka zbuluar së fundmi surprizën që i ka bërë bashkëshorti i saj, Jakub Kindl.

Ky i fundit e surprizoi me një avion të gjithin për vete. Në “Instastory”, Afërdita publikoi videon ku tregonte momentin që pa avionin dhe më pas lulet që e prisnin brenda.

Këngëtarja dhe Jakub nisën sezonin e pushimeve dhe destinacioni është Chicago.

“Surprizë nga dashuria ime”, shkruan Afërdita, duke treguar se është e lumtur nga dhurata që mori nga bashkëshorti.

Herë pas here, Afërdita publikon në profilin e saj në “Instagram”, surprizat që Jakub i bën, i cili duket se është mjaft romantik.

© Panoramaplus.al