Të bëhesh nënë nuk përfundon me sjelljen në jetë të një fëmije!
Pas kësaj, radhën e ka kujdesi i veçantë, sakrificat dhe netë të tëra pa gjumë!
Këtë e ka vërtetuar edhe një herë moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Klea Huta.
Ajo u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit qershor, pasi së bashku me partnerin e saj, Elgit Dodën, mirëpritën djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Krid.
Edhe pse çifti është kujdesur që portreti i të voglit të mos publikohet ende, fotot dhe videot me Kridin nuk mungojnë në rrjetet e tyre sociale.
Shpesh, Klea na ka treguar se nuk ka emocion më të bukur se të qenit nënë, por sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe lodhja që e shoqëron këtë titull të bukur.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Klea ka zbuluar se ç’heq për ta vënë në gjumë djalin.
Mesa duket, e vetmja zgjidhje për bebushin e saj, qenka zhurma e tharëses.
“Kush është mastersleep-i juaj mama? Ndërkohë, pas atij çasti sublim, në backstage kemi dhe arsenalin që shumë shpejt them se do bëjë pauuuu. I kemi provuar të gjitha zhurmat e Youtube dhe s’kemi lënë app pa marrë mama. Po si përfundim kemi qejf zhurmat live,”- ka shkruar Klea.






















