Nicole Scherzinger ka treguar edhe njëherë se vitet për të janë thjesht një numër.

Ndonëse është 44 vjeç, këngëtarja me famë botërore ka një fizik që shumë vajza e kanë zili, së fundmi, ylli me famë botërore iu ka treguar ndjekësve të saj se si e ruan bukurinë duke praktikuar banjë me akull. Vokalistja e grupit “Pussycat Dolls” i la pak vend imagjinatës me fizikun që tregonte me rrobat e banjos në ngjyrë bezhë që mbante veshur.


Këngëtarja, e cila aktualisht është gjyqtare në versionin amerikan të “The Masked Singer ”, e ka zakon të postojë foto të nxehta që tërheqin vëmendjen, aktualisht është duke u takuar me Thom Evans.

Nicole e takoi për herë të parë të dashurin e saj kur ai u shfaq në “X Factor: Celebrity”.Prej disa kohësh ajo komentohet herë pas here për format e saj fizike, shkak janë bërë fotografitë që 44-vjeçarja zgjedh që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Këngëtarja e hitit mjaft të famshëm “Pussycat Dolls” veshi një palë rroba banje ngjyrë bezhë, duke i lënë pak imagjinatës teksa tregonte fizikun e saj të tonifikuar.


