Reperja e njohur, Nicky Minaj duket se po përgatitet për dasmë por jo vetëm! Ajo në planet e saj më të afërta ka që të sjellë në jetë një fëmijë dhe po përpiqet shumë për këtë gjë.

“Ne praktikohemi gjithë kohës, domethënë, bëjmë seks tre herë në natë”, tha Nicki.
Reperja dhe partneri i saj, Kenneth Petty, ende nuk kanë plane konkrete për dasmë megjithëse janë të martuar ligjërisht.

Në një intervistë për ET ajo është shprehur:
“Unë duhet të pres derisa të vijë pastori im. Dasma e madhe dhe të gjitha këto do të ndodhin, por jo në këtë moment. Kur isha e vogël, kisha imagjinuar gjithmonë dasmë princeshe, ndërsa tani është më shumë se një jetë, një e ardhme, dashuri, partneritet apo dasmë. Është e cuditshme sepse nuk e prisja që të kisha këtë mendim, por për momentin jam e lumtur në këtë mënyrë”.


