25 Gusht, 2020

“Ngrij trupin në temperaturën -110 gradë”, gjyshja më seksi në botë zbulon sekretin e rinisë së saj


Gina Stewart është quajtur “gjyshja më hot në botë” për shkak të bukurisë së saj dhe pamjes rinore.

49-vjeçarja poston vazhdimisht foto me bikini ku vë në pah linjat e saj trupore, që i ka zili çdo femër.

Dhe gjyshja seksi ka zbuluar në tre minuta sekretin që qëndron pas bukurisë së saj.

Nëna e katër fëmijëve tregoi se ajo qëndron në temperature -110 gradë celcius për të rinuar trupin e saj.

Kjo lloj “kimioterapie” përdoret për riparimin e muskujve, trajtimin e dëmtimeve në trup dhe përtëritjen e lëkurës.

“Besoj me vendosmëri se Cryoterapia është arsyeja përse ndihem dhe dukem si e re. Është burimi im i rinisë,”- tha Stewart. “Kam disa kohë që bëj këtë lloj terapie dhe do e vazhdoj sa më gjatë të jetë e mundur.”

49-vjeçarja u bë e famshme për herë të të parë në vitin 2018 pasi postoi një seri me foto me bikini ku ekspozoi format e saj bombastike trupore.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al