
Ju kujtohet vajza shumë e bukur me sy të kaltër dhe buzët e kuqe, Barbara Mori? Ajo është aktorja e famshme, e cila u bë e njohur në vendin tonë me rolin e Rubit në një telenovelë meksikane.
Së fundmi, Barbara-s i është gjetur sozia në Shqipëri. Bëhet fjalë për moderatoren, Adela Marishta, e cila ka një ngjashmëri të pasbesueshme me aktoren.

“Kam qenë goxha e vogël kur e vunë re ngjashmërinë që kam me Rubin. Ndoshta sepse unë flokët origjinale i kam kaçurrela, ngjyrën e syve e kemi të njëjtë, tiparet. Për Vit të Ri më dërgonin kartolina me Rubin. Nuk kam bërë asgjë që unë të ngjaj me të ose t’i përshtatem figurës së saj që të më krahasojnë me atë, kurrë. Pavarësisht se më kanë thënë shumë që ngjaj me të, nuk e kam nxjerrë në rrjete sociale sepse nuk ka qenë qëllimi im”, u shpreh Adela e ftuar në “Ftesë në 5”./shqip


